Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare, lokalisht në pjesët malore do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryj erë e dobët mesatare veriore, që do të kushtëzojë ulje të vogël të temperaturës në pjesët veriore. UV indeksi do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri 21, ndërsa ajo e ditës prej 34 deri 41 gradë.
Deri të enjten rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të masës kryesisht stabile dhe shumë të ngrohtë ajrore, që do të mundësojë vazhdim të periudhës të motit kryesisht me diell dhe shumë të ngrohtë. Prej nesër në orët e pasdites do të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushteve për dukuri të izoluar të reshjeve të shkurta të shiut me bubullima të rralla. Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrij mbi 35, ndërsa në vende përgjatë Vardarit do të tejkaloj 40 gradë. Më ngrohtë pritet të jetë gjatë fundjavës. UV indeksi edhe mëtej do të jetë shumë i lartë me vlerë 9. Ndryshim i motit pritet nga e premtja me ulje të dobët të temperaturës, e cila do të vazhdojë edhe të shtunën dhe të dielën.
