Me rastin e anëtarësimit të Maqedonisë me FRA takim Osmani – Saliji

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Bujar Osmani sot në Ministrinë e Drejtësisë do të realizojë takim me ministrin Bilen Saliji.

Motiv për vizitën e Osmanit është anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Agjencinë për të drejta fundamentale (FRA) të Bashkimit Evropian, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.