Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minutat e fundit në Durrës, aty ku mësohet se një nënë dhe fëmija e saj janë aksidentuar nga një automjet.
Nëna dhe fëmija janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal ndërsa mësohet se Policia ka ndaluar drejtuesi e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Është ende e paqartë se kush është shkaktari i aksidentit, ndërsa mësohet se nëna po lëvizte në rrugë me djalin e saj 6 vjeçar dhe foshnjën të cilën e kishte në karrocë.
Sipas informacioneve të fundit, shkaktar i aksidentit është një shtetas serb që vinte nga Vlora në Durrës, i cili po merret ne pyetje për aksidentin. /albeu.com/
