BDI nuk merrë as Regjistrin Qendror, ja drejtoresha e caktuar nga LSDM

Partitë shqiptare nuk arritën të marrin as Regjistrin Qendror në kuadër të ndarjes së ‘kulaçit’ qeveritar.

Me fillimin e bisedimeve ishte paralajmëruar që BDI-së ti takonte Drejtoria e të Hyrave Publike, por më pas kjo nuk u arrit gjatë bisedimeve për ndarjen e posteve zyrtare.

Edhe Drejtoria e Regjistrit Qendror si e rëndësishme për bizneset i kaloi LSDM. Në këtë detyrë siç mëson Zhurnal është emëruar Marija Boshkovska Jankovski.

Ajo vjen në këtë pozicion në vend të Andrea Popovskit i cili deri dje ka ushtruar detyrën drejtor tek Regjistri Qendror.