Ja sa është rroga më e lartë në Maqedoni

Sa është rroga më e lartë në Maqedoni është shumë vështirë ta mësosh, sepse numri më i madh i firmave në Maqedoni i mbajnë të fshehta këto të dhëna, përveç disa shoqatave aksionare, të cilët në raportin vjetor të tyre i bëjnë publike të dhënat për rrogat e menaxherëve, drejtorëve apo anëtarëve të këshillave drejtues.

Nëse shfletohen raportet vjetore të disa nga shoqatat aksionare në Maqedoni, mund të hasësh në të dhëna se të ardhurat vjetorë të disa menaxherëve sillën prej 30 mijë deri në 40 mijë euro rrogë vjetore, ndërsa në ata kompani më të mëdha me kapital të huaj rrogat vjetore shkojnë nga 150 mijë deri më 200 mijë euro rrogë vjetore, gjegjësisht rrogë mujore prej 12 mijë deri më 13 mijë euro. Rrogë më të lartë vjetore në vlerë prej 165.000 euro gjatë viti 2016 ka realizuar drejtori i përgjithshëm i shoqatës aksionare për tregtim me naftë “Makpetrol”, njëherësh dhe drejtor i shoqatës tregtare “Oilko”, Andrej Josivovski.

Pas tij, rrogë vjetore prej 74 mijë euro në vitin 2016 ka realizuar Sasha Lekiq, anëtar i Këshillit drejtues dhe menaxher i lartë në kompaninë “Makpetrol”. Në raportet vjetore për vitin 2016, të dhënat e detajuara për të ardhura vjetore ka paraqitur edhe NLB Banka, Stopanska Banka, Komercijalna Banka, si dhe shoqata aksionare për telefoni fikse dhe celulare Telekomi i Maqedonisë. Në NLB Banka rrogë më të lartë vjetore ka realizuar anëtari i Këshillit drejtues, Lube Rajevski, në vlerë prej 132 mijë euro, ndërkaq kryetari i Këshillit drejtues, Antonio Argir, ka realizuar rrogë vjetore prej 126 mijë euro, derisa anëtari tretë i Këshillit drejtues, Damir Kuder, ka realizuar rrogë vjetore prej 116 mijë euro. Banka e dytë më e madhe në Maqedoni – Stopanska Banka për katër anëtarët e Këshillit drejtues ka ndarë rroga vjetore në vlerë të përgjithshme prej 458 mijë euro, ose mesatarisht një anëtar i Këshillit drejtues të Stopanska Banka ka marrë rrogë vjetore në vlerë prej 110 mijë eurove. Komercialna Banka si banka e tretë në sektorin bankar në Maqedoni – në vitin 2016 bruto-rroga për Këshillin drejtues dhe ekipit të menaxherëve ka ndarë 2.1 milionë euro.

Këshillin drejtues të kësaj banke e përbëjnë tre anëtarë, ndërsa ekipin e menaxherëve përbëjnë 15 drejtorë të sektorëve të ndryshëm. Kur jemi te sektori bankar – Ohridska Banka apo Sossiete General gjithashtu për anëtarët e Këshillit drejtues i përberë prej katër anëtarëve, si dhe pesë anëtarë në Këshillin mbikëqyrës të kësaj banke për rroga vjetore kanë ndarë 762 mijë euro. Edhe në raportin e kompanisë gjermane për telefoni fikse dhe celulare – Dojçe Telekom, i cili është dhe pronar dominant i kompanisë “Telekomi i Maqedonisë”, ka bërë publike rrogat vjetore për secilin anëtar dhe kryetar të Këshillit drejtues. Kështu, në raportin vjetor të kësaj shoqate aksionare, kryetari i Bordit merr rrogë mujore prej 4000 eurove, zëvendësdrejtori 3000 euro, ndërsa anëtarët e tjerë të Bordit drejtues të SHA “Telekomi i Maqedonisë” marrin rroga mujore në vlerë prej 1200 euro. Ndërkaq, sa i përket top dhjetëshit të ekipit të menaxherëve përfshirë drejtorin ekzekutiv, Andreas Elsner, dhe drejtorin e përgjithshëm operativ, Zharko Lukovski, si dhe për gjashtë drejtorët të tjerë të sektorëve të ndryshëm, në raportin vjetor për vitin 2016 i bërë publike në ueb faqen e kësaj shoqate aksionare kompensimi vjetor për rrogat e këtyre top 10 menaxherëve SHA “Telekomi i Maqedonisë” ka paguar 2.47 milionë euro./KOHA/