Mbrëmë rreth orës 23, sipas informatave ende të pakonfirmuara, persona të panjohur kanë djegur një shtëpi në lagjen Sopishte në Vodno, njofton Tv 24.
Shtëpia është djegur deri në themel, kurse fqinjët në panik vetëm se e kanë përcjellë ngjarjen, pas pasur mundësi të ndërmarrin diçka, sepse shtëpia gjendet në një mal të dendur, transmeton Gazeta Lajm.
Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve në Shkup ka penguar përhapjen e zjarrit, që do të rrezikonte tërë lagjen.
