Takohen Pacolli e Kurti, diskutojnë rreth PAN-it

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kandidatin për kryeminsitër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Takimin e ka konfirmuar vet Pacolli në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ku ka postuar një fotografi nga ky takim.

“Para seancës të nesërme në takim me Albin Kurtin biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN”, ka shkruar Pacolli.

FOTO: https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10159123658850153