Video: Momenti kur vigjilentët kapin pedofilin shqiptar

Ky është momenti dramatik kur një emgrant shqiptar, që kishte hyrë ilegalisht në Britani, kapet nga një grup ‘gjahtarësh pedofilësh’ pasi kishte tentuar të takonte një 14-vjeçare për seks.

Sipas Daily Mail, Eduart Matranxhi, 22 vjeç, besonte se po fliste me dy vajza shkolle në internet, kur la një takim për seks.

Por i nuk e dinte se në fakt nuk ishin vajza ato me të cilat po fliste, por “Gardianët e Veriut”, një grup vigjilentësh që ekspozojnë pedofilët.

22-vjeçari u kishte shkruar ‘vajzave’, duke i pyetur nëse donin të bënin seks, duke shtuar: “Ju jeni 14 vjeç, mund të përfundoj në burg për këtë”.

Vigjilentët e mbajtën përtokë derisa mbërriti policia dhe e arrestoi.

Avokati mbrojtës i shqiptarit tha se ai mund të deportohet.

Matraxhiu mbërriti në Angli me një kamion.

Një gjykatë e ka dënuar shqiptarin me 12 muaj./DM