Udhëheqja e Shtëpisë së Shëndetit Kumanovë së shpejti do t’i kalojë Adrian Afuzit. Afuzi me profesion është ekonomist dhe zëvendëson Miomir Pankovski nga VMRO-DPMNE.
“Nga Ministria e Shëndetësisë kam marrë vendim për emërimin e ushtruesit të detyrës, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë. Këto ditë do të kryhet pranim-dorëzimi i funksionit sepse drejtori i mëparshëm është në pushim vjetor . Pas marrjes së funksionit do t’i përkushtohem punës dhe obligimeve të përditshme”, tha Afuzi.
Në kuadër të Qendrës Shëndetësore bëjnë pjesë shërbimet e ndihmës së shpejtë, vizitat në shtëpi, Departamenti për vaksinim, kujdestaritë dhe laboratorija.
