Dhjetëra mijëra koreano veriorë kanë dalur në sheshin e kryeqytetit të Pyongyang-ut duke ngritur grushta në një shfaqje për të kërcënuar Donal Trump pasi ky i fundit kishte kërcënuar ta shkatërronte regjimin e Koresë Veriore.
Pamjet e pabesueshme tregojnë sheshin e Kim sung-II në kryeqytetin e Phenianit të mbushur me njerëz që mbanin pankarta me slogane propagandistike.
Mbështetësit e partisë bartën shenja me mesazhe të tilla si “Sulm Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rrufe bërthamore!”, “Ata që na prekin nuk do t’i shpëtojnë vdekjes” dhe të tjera si “Një sulm hakmarrës për t’i asgjësuar armiqtë”, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
Vendi këtë javë kërcënoi me “mijëra here” për t’iu hakmarrë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndalimin e eksporteve me vlerë 1 miliardë dollarë. Kjo erdh si pasojë ku Korea Veriore kishte lansuar raktetat balistike ndër-kontinentale para disa ditësh./Periskopi/
