Krismat në dasma gati tragjike në fshatin Çerkez të Kumanovës(Foto)

Si zakonisht dasmat e tona percillen edhe me breshëri plumbash, kshtu ndodhi edhe dje në fshatin Çerkez të Kumanovës!!!

Pronari i shtëpisë ku edhe projektili i plumbit ia dëmtoi saksit e luleve dhe një pjesë të fasadës së shtëpisë.

Pronari i shtëpisë me iniciale M.A Portalit Fjala i dërgoi edhe disa fotografi ku edhe shpjegon rastin se si në mbrëmje me familjarë ishte në oborrin e shtëpisë dhe si plumbi kaloi pranë tyre duke shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht nuk goditi ndonjë nga pjestarët e familjes.

Fotot dhe shpjegimin pronari e jep me të vetmën arsye që mos të përfundojnë me ndonjë tragjedi duke shëndrruar gëzimin në hidhërim.