Kushtet ekonomike janë pengesa kryesore që shumica e qytetarëve nuk mund t’ia lejojnë vetes luksin e pushimit të mirëfilltë veror nëpër vende të ndryshme turistike. Ndërsa një pjesë e qytetarëve të anketuar thonë se kanë përzgjedhur destinacionet më të afërta siç janë Shqipëria, Greqia, Mali i Zi por dhe Turqia për të kaluar pushimet verore, pjesa tjetër thotë se kushtet ekonomike nuk ua mundësojnë udhëtimin jashtë shtetit.
“Në shtëpi, jo s’ka para. Ka 4 vjet qe nuk kemi shkua askund. Nuk ka punë ,me dyqanin nuk ka punë”.
“Sigurisht që po. Jemi mes Ulqinit dhe Greqisë. Jo,jo nuk besoj”.
“Kushtet i kam,por kam punë nuk mund ta lë dyqanin”.
Por edhe përkundër fakti që qytetarët ankohen, Agjencitë Turistike pohojnë se këtë vit ka rritje të kërkesave për pushime krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa destinacione më të preferuara këtë vit janë Shqipëria dhe Turqia.
Turqia,do të thotë Antalia çdo herë kanë qenë njëra ndër më të kërkuarat,por këtë vit edhe më tepër. Përveç Turqisë këtë vit ka kërkesa edhe për Shqipëri,por më shumë nga ana e maqedonasve se sa nga shqiptarët. Vlora, Saranda dhe Ksamili por Sarandë dhe Ksamil më tepër – tha një punonjëse turistike.
Për dallim nga vitet tjera këtë vit Shqipëria është shndërruar një ndër vendet më të preferuara për pushime për shtetasit e Maqedonisë.
