‘Partizimi i shtetit dhe keqpërdorimi i institucioneve ka qenë karakteristika kryesore e qeverisjes së VMRO DPMNE-së, e cila nga Maqedonia bëri një shtet të partizuar dhe të robëruar. Shembull më i qartë i kësaj dukurie ishte Ministria e punëve të brendshme të cilën VMRO DPMNE dhe Nikolla Gruevski e shndërruan në një shërbim të tyre partiak dhe grupor’, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Nga LSDM thonë se ata kanë filluar një proces të çlirimit të institucioneve të robëruara nga ana e VMRO DPMNE, profesionalizimit të tyre dhe vënies së këtyre institucioneve në shërbim të qytetarëve të RM.
‘Plani reformues 3-6-9 siguron institucione shtetërore të pavarura, të lira dhe efikase në shërbim të qytetarëve dhe jo individëve të caktuar dhe sigurojnë që partizimi 11 vjeçar që ka kryer VMRO DPMNE të mos përsëritet kurrë’, thonë nga LSDM-ja.
