Në Irak ditë pushimi, shkak vala e të nxehtit

Qeveria e Irakut ka shpallur ditë pushimi zyrtare të detyrueshme për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.

Ky vendim u mor ditën e djeshme, duke bërë thirrje që sot të bëhej ditë pushimi, pasi temperaturat arritën deri në 50 gradë celsius.

Ky urdhër për pushim do të zbatohet për të gjithë punonjësit e shtetit, përcjell oranews.al.

Të enjten e kaluar, departamenti meteorologjik i shtetit paralajmëroi se temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të arrinin deri në 51 gradë Celsius ose 123.8 Fahrenheit.

Vitin e kaluar temperaturat arritën 51 gradë Celsius në Bagdad dhe 53 në Basra, duke detyruar qeverinë irakiane që të shpallë një pushim të detyrueshëm dy ditor.