Një shqiptar me shtetësi finlandeze është arrestuar në rrugën “Evlea Qelebia”, në Mitrovicë.
Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri granata dore, një sasi e fishekëve, një armë e shkurt në formë stilolapsi, dy pushkë, një uniformë ushtarake, si dhe disa pajisje të tjera ushtarake.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
