Nga të gjitha degët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), vetëm degës së Karshiakës ende nuk i është ndarë asnjë post në ekzekutiv, drejtori apo institucione shtetërore, njofton Zhurnal.mk
Siç mëson Zhurnal.mk dega e BDI-së në Karshiakë ka kërkuar nga kryetari Ali Ahmeti që kësaj dege ti ndahet posti i drejtorit të Qendrës për Menaxhim me kriza apo drejtori gjeneral i Postave të Maqedonisë. Por kjo degë ende nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete nga kryesia partiake.
Burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal.mk bëjnë të ditur se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po shqyrton mundësit që edhe dega e BDI-së në Karshiakë të përfshihet në ekzekutiv si një nga dëgët më të mëdha dhe më të fuqishme të kësaj force politike në rajonin e Shkupit.
