Edhe një drejtori për Vesel Memedin

Magjistri i Financave Gazmend Ristemi nga rradhët e RDK-së përzgjidhet për udhëheqje në drejtorinë e Agjencionit për Rini dhe Sport.

Gazmend Ristemi do të zë vëndin e zv. Drejtorit në këtë Agjencion. Ai deri më tani ka qenë përgjegjës finansiar në një kompani të njohur në Gostivar, dhe tashmë do të vazhdoj karierën e tij në Agjencionin për Rini dhe Sport. Ristemi është propozim i degës së RDK-së në Gostivar, ndërsa ai është nga fshati Forinë të Gostivarit.