Katër anëtarë të familjes Alidema kishin humbur jetën në një aksident rrugor në Prishtinë, natën e 27-28 korrikut.
I vetmi që kishte shpëtuar nga aksidenti, është 17 vjeçari Qëndrim Alidema.
Sot, një nga anëtarët e familjes Alidema i është afruar redaksisë së “Indeksonline” me një kërkesë.
Atë mbëmje të kombshme për familjen Alidema, një person e kishte marrë njërën nga viktimat femër për ta dërguar në QKUK.
Andaj, familja përmes portalit “Indeksonline” i bën thirrje personit që të lajmërohet tek ata meqë duan ta falenderojnë për veprimin.
Në linkun poshtë gjeni llogarinë e Facebook-ut të anëtarit të familjes Alidema, përmes të cilit mund të lajmërohet personi që i ka dalë në ndihmë të ndjerës.
https://www.facebook.com/arndrit.alidema.7
