„Në këto 13 vite të fundit, kam kryer specializimin për sëmundjet interne, magjistraturën në lëndën e kardiologjisë dhe supspecializimin poashtu në kardioligji ku edhe jam duke punuar në klinikën për sëmundje të zemrës në kardiologji. Për mua ka qenë një kohë me sfida, përvoja të ndryshme, por edhe e pasur me mësime jetësore. Kam pasur vizitë të spitalit në Irlandë në spitalin klinik Galëay, ku kam qëndruar dy muaj, gjithashtu në Vjenë të Austrisë, ku kam qenë në edukim, si dhe konferenca shkencore, që ka organizuar shteti nga dy, deri tre ditë, në vende të ndryshme të europës. Për mua ishin përvoja të shumta“, na tha ndër të tjera, Dr.Ameti.
Zagreb, 11 gusht
Lajme e tilla na gëzojnë pa dyshim kudo që jemi, e kur jemi larg atdhut tonë, ndoshta ky gëzim ka shpirt tjetër, ngase, jemi mësuar të shohim, apo të dëgjojmë, se mërgimtarët të punojnë në profesione të ndryshme, por jo në ato shumë të rëndësishme. Se jeta e mërgimtarit ishte shumë e vështirë para shumë viteve, kjo nuk do koment, edhe sot, gurbeti nuk është aq edhe i lehtë, por është më i përballueshëm dhe thënë shkurt, jemi integruar në mënyrën më të mirë të mundshme në ate shoqëri, por pa harruar gjenezën tonë, pa harruar gjuhën e ëmbël shqipe. Për besë, jo intervistë më ka freskuar në shpirt, kur kuptova se në mes të Zagrebit, në këte kryeqendër europiane të kemi një doktor shumë të njohur, i cili po vazhdon edhe tutje në suksese. Edhe kësaj here, falënderoj, mikun tonë të veçantë, i cili, na njoftoi me këtë personalitet, lirisht mundem të them, ate që ja dëshiron vetes, ja dëshiron edhe të tjerëve, zemërgjerë, shpirt bardhë, është Sejfedin Prekazi, redaktor i revistës „Informatori“, revistë që botohet në Zagreb të Kroacisë, si dhe kryetar i Bashkësisë Shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe prefekturës së Zagrebit. Protagonisti ynë i kësaj interviste, erdhi shumë i vogël në Kroaci, por ja që sot, ai është emër në Zagreb, Kroaci e më gjerë. Shumë modest, fjalë pak, i buzëqeshur, dëshiron ti ndihmoj secilit, kontribues i madh edhe në çështjen e kulturës, jo përjashtues nëpër aktivitete të mërgatës sonë, i shoqërueshëm, mbi të gjitha, njeri i mirë. Intervista jonë u përqendrua kryesisht se si ka ardhur në Kroaci, si u bë që sot të jetë emër i madh në Zagreb në mjeksi dhe për shumë gjëra të tjera, do të mësoni gjatë kësaj interviste dhe padyshim, se kudo që të jeni lexues të nderuar, qoftë në pushime, në bregdet, apo në orarë të punës, apo në shtëpi, do ti gëzoheni këtij suksesi të një mërgimtari, i cili, gjithmonë shërben për të mirën e çdo qytetari që ka nevojë për profesionin e tij. Arbeni ka dorë e lehtë, shumë bashkëkombas në Zagreb na thonin, vërtet kur shkojmë në vizitë në spital, ai na pret me buzëqeshje dhe shumë lehtë na kontrolllon, na udhëzon se si duhet vepruar tutje dhe falë tij, ne jemi shumë të fortë dhe nëse kemi sëmundje, e kemi më të lehtë, kur e kujtojmë, se e kemi njerin tonë. Arbeni, nuk dëshironte të flas me fjalë të gjata, e shpesh edhe skuqej duke folur, sepse siç thonte ai, se nuk e ka zakon të flas për veten, megjithate, respekton profesionin tonë. Sytë i ka nga Tetova, i ka nga shqiptaria, nga atje ku i ka të parët e tij, por falënderues shumë, këtij shteti mikë të kombit tonë, Kroacisë, për të cilin, sa herë që e përmendke, lutke perendinë, që gjithmonë të ketë gëzime e të mira, sepse është shtet mikë i përbetuar i kombit tonë dhe kurrë nuk na ka ndarë prej qyetarëve të vet. Diaspora shqiptare krenohet me suksesin e Arbenit, por ai nuk trumbeton, por punon. Ai ka marrur pjesë nëpër konferenca të ndryshme shkencore vetëm e vetëm që të ti shërbej pacientëve të tij. Sytë e tij, tregojnë shumë sfida që ka kaluar, por asnjëherë nuk është thyer pavarësisht mundimeve, por qëllimin e tij e ka kryer me sukses dhe sot, shëron zemra në mes të Zagrebit. Vërtet kjo është pasuri e papërshkrueshme, kur edhe në Zagreb të kemi doktorë me zë, doktor të njohur dhe mbi të gjitha modest. Për më shumë, të nderuar lexues, po ju lë ta lexoni këtë intervistë. Ja se çka na thotë, Arbeni me shumë modesti.
I nderuar doktor Ameti, nuk mund t’i ik ifalënderimit për kohën që e keni kursyer për këtë intervistë, sepse, tek e fundit, është etike që njerëzit të falënderohen, prandaj dua të jem origjinal në këtë intervistë, ashtu si edhe në shumë të tjera. Ju kujtohet dita kur iu drejtuat mërgimit?
Ju falënderoj shumë edhe për kohën tuaj. Më lejoni, që fillimisht, ti përshëndes të gjithë lexuesit tuaj dhe të gjithë bashkëkombasit e mi kudo që janë. Ata që janë në pushime, pushime të mbara dhe gurbet të mbarë. Vërtet pyetje interesante. Do të flas, ashtu si ma flet zemra. Nuk më kujtohet për faktin, që kam qenë i vogël vetëm një vjeçarë, kur familja ime iu drejtua mërgimit në Kroaci, për një jetë më të mirë.
E di se është e vështirë të flasësh për veten, por të lutem, me dy tre fjalë, për hirë të lexuesve, kush është Dr.Arben Ameti, nga vjenë, prej cilës familje, ku ke kryer shkollimin fillor, të mesëm dhe ate universitar, si u bë të jetë doktor në Zagreb e kështu me radhë?
U falënderoj edhe njëherë dhe i përshëndes të gjithë lexuesit tuaj kudo që ndodhen. E kam paksa të vështirë të flas për veten time, por për hirë të lexusueve edhe siç e thatë edhe ju do ti them disa fjalë. Arben Ameti i lindur më 27. 09.1971 në Tetovë të Maqedonisë. Në moshën një vjeçare u larguam nga Tetova dhe erdhëm në Kroaci në mergim. Jemi dy fëmijë, kam një motër. Shkollën fillore dhe të mesmen i mbarova në Slatinë të Kroacisë. Pas mbarimit të shkollimit, vazhdova studimet në lëmin e mjeksisë në Zagreb. Aty u binda vetë, se në këtë fushë do të vazhdoj karierën time dhe mbarova studimet e mjekësisë. U martova, krijova familje me Jetmiren, ku kemi një vajzë Berna dhe djalin Andi. Në këto 13 vite të fundit, kam kryer specializimin për sëmundjet interne, magjistraturën në lëndën e kardiologjisë dhe supspecializimin poashtu në kardioligji ku edhe jam duke punuar në klinikën për sëmundje të zemrës në kardiologji. Për mua ka qenë një kohë me sfida, përvoja të ndryshme, por edhe e pasur me mësime jetësore.
Pse e zgjodhët kardiologjinë dhe jo ndoj profesion tjetër?
Qëllimi kryesor gjithmonë ka qenë i njejtë. Të bëhesha kardiolog. Tu ndihmoj njerëzve, që kanë probleme me zemër. Madje të shkoj edhe më tej: jo vetëm të mësoj fushën e mjekësisë, por edhe ta avancoj atë.
Si ju presin në Zagreb kolegët tjerë?
Kemi një bashkëpunim të ndërsjelltë me kolegët këtu. Jemi miqë të mirë dhe secili e kryen detyrën e vet si duhet. I përshëndes që të gjithë dhe vërtet jamë shumë i lumtur, që kam miqë të shumtë dhe të profesioneve të ndryshme e me të gjithë kalojmë shumë bukur.
Për çka konkretisht jeni specialist, për kirurgji apo për ndërhyrje të shpejtë?
Jam specialist për kardiologji. Kjo është, degë e mjekësisë. Kardiologjia llogaritet te nëndegët e mjekësisë interne, e cila studion sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut pranë zemrës. Mjeku i cili e ushtron si profesion kardiologjinë njihet me emrin kardiolog.
