LSDM: Qeveria e re ka ulur borxhet që i ka bërë VMRO-DPMNE

LSDM-ja përmes një kumtese i është përgjigjur VMRO DPMNE-së në lidhje me borxhet shtetërore. Nga LSDM thonë se përmes menaxhimit të përgjegjshëm me paratë e qytetarëve, Qeveria e re ka ulur borxhet që i ka bërë VMRO DPMNE-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ekziston borxh më i madh dhe më i dëmshëm nga ai që VMRO DPMNE-ja ju shkaktoi qytetarëve në 11 vitet e kaluara kur paratë nga huamarrjet e shtrenjta, të pakontrolluara dhe të fshehta u harxhuan në luks, barok të rrejshëm dhe tenderë kriminal”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti shtojnë se vetëm në dy dy muajt e parë të mandatit të Qeverisë së re është kthyer borxh tek “Deutsche Bank” në shumën prej 77.3 milion euro, ndërsa boxhi publik është ulur për 31.4 milion euro në relacion me çerekun e parë.

LSDM në fund thekson se Maqedonia ecë përpara, politikat ekonomike sjellin përfitime për qytetarët, sipërmarrësit dhe shtetin dhe se po u japin fund harxhimeve enorme të parave të shtetit për realizimin e interesave partiake dhe personale.