Një polic plagos me pistoletë dy adoleshent në Strumicë

Një 17 vjeçar nga Radovishi është rëndë i lënduar dhe është transferuar në Klinikat e Shkupit, pasi sot pasdite në të ka shtënë një polic me pistoletën zyrtare. I riu tjetër është lënduar në këmbë. Polici thotë se ka shtënë në vetmbrojtje dhe se me një plumb i ka plagosur që të dy. Inicdenti ka ndodhur te kapela e qytetit në Strumicë, transmeton FLAKA.

Sipas informatave, të rinjt nga Radishani me dy shokët e tyre kanë qenë të dyshuar për vjedhje te penda e Matovës e Radovishit dhe kanë ikur nga policia. Policia i ka hasur te rruga e kapelës së qytetit të Strumicës. Gjatë tentimit për arrestim, i riu nga Radovishi thuhet se e ka sulmuar policin i cili ka shtënë një herë, e plumi i njejtë i ka kapur që të dy, njërin në gjoks, kurse tjetrin në këmbë.

MPB konfirmon rastin, por thotë se në interes të hetimit nuk japin detaje shtesë. Ekipet e tyre janë duke kryer hetim që të vërtetojnë nëse vërtetë ka pasur pengim të punës së policit. Në vendngjarje janë më shumë ekipe edhe nga Njësia për hetim të krimit teknik dhe për ekspertizsë.