Tre plaçkitës ditë më parë kanë grabitur një djalosh në autobusin urban në lagjen Pintia.
Siç njofton MPB-ja, vjedhjen B.J. (25) e ka denoncuar dje në orën 09:45 në Stacionin policor - Draçevë, ndërsa ka ndodhur më 8 gusht në orën 14:10 në lagjen Pintia, në autobus urban.
“Tre persona të panjohur kanë kryer plaçkitje ndaj tij. Autorët me kanosje me thikë ia ka marrë celularin dhe 1.600 denarë”, njoftojnë nga MPB-ja.
Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçim të plotë të rastit.
