Rast i rrallë në Turqi: E menduan 13-vjeçarin për të vdekur, por dyshimi i qytetarit e kthen në jetë (Foto)

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami në profilin e tij në Facebook ka paraqitur një rast të rrallë që ka ndodhur dje në Turqi.

Ai tregon se si një djalosh 13-vjeçar ishte fundosur në liqenin e Karagolit në Biresun të shtetit turk, e që më pas ishte nxjerrur për i vdekur.

Pasi që e kishin futur në najllonin për kufoma, një qytetar rasti kishte dyshuar, kështu duk kërkuar që të hapet najlloni, transmeton Periskopi

Për fat, pas intervenimit me frymëmarrje artificiale, djaloshi është kthyer në jetë.

Ja postimi i plotë i Mustafa Bajramit

NJË NGJARJE QË TË BËNË TË MENDOSH THELLË PARA SE TË VEPROSH!

Vedat Bektash, një djalë 13 vjeçar dje ishte fundosur në liqenin e Karagolit në Biresun të Turqisë. Pasi e nxjerrin për të vdekur nga uji, duke menduar se përnjëmend jeta e tij kishte marrë fund, e fusin në najllonin enkas për kufoma. Në ndërkohë, një qytetar rasti që kishte qëlluar aty, duke dyshuar në vdekjen e djalit të ri, kërkon të hapet edhe një herë najlloni. Pas intervenimit të duhur profesional me frymarrje artificiale, fëmiu kthehet në jetë. Më pastaj dërgohet me ambulansë në spital dhe pasi t’i jepet tretmani i nevojshëm, me prindërit e tij kthehet shëndosh e mirë në shtëpi.

VËREJTJE!
Tri herë mendo e tridhjetë të tjera vepro profesionalisht para se të shpallësh dikend për të vdekur…!/Periskopi/