Vajza, presion nënës së moshuar: Dil nga shtëpia, ik në azil!

Prokuroria e Tiranës ka në hetim një 51-vjeçare e cila është kallëzuar nga Polici nga nëna e saj e moshuar.

Kjo e fundit i është drejtuar Komisariatit të Policisë në Vorë, ku edhe banon, pasi sipas saj, e bija e fyen dhe dhunon psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme me qëllim që e moshuara të largohet nga shtëpia dhe të përfundojë në azil.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Dh.A, vjeç 51, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer me qëllim ta largoi nga banesa, nënën Xh.D, vjeç 75. Neni 119 i Kodit Penal. /albeu.com/