Çifti i njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre brenda pak javësh.
Vajza e cila ka punuar fesat e dasmës së tyre, ka zbuluar edhe datën e martesës së çiftit, shkruan lajmi.net.
Në rrjetin social Instagram, janë publikuar ftesat e dasmës së Besit dhe Xhensilës, aty mësohet se data e dasmës është 1 shtatori.
Sa i përket pamjes së ftesave, ato janë klasike duke përmbajtur inicialet e emrave të çiftit si dhe datën e martesës. /Lajmi.net/
