Banorë të fshatit Gurgunicë të Komunës së Bervenicës i janë drejtuar Telegrafit në Maqedoni me video të zjarrit aktiv që përhapet te bjeshkët e këtij vendbanimi.
Banorët thonë se e kanë thirrë edhe shërbimin e zjarrfikësve por prej atje kanë dërguar vetëm një ekip i cili nuk ka qenë i mjaftueshëm për të fikur zjarrin apo për ta lokalizuar që mos shpërndahet nëpër malet me drunj të dendur.
Përndryshe, disa vendbanime malore nëpër gjithë Maqedoninë janë kapluar nga zjarret.
VIDEO: https://www.facebook.com/telegrafi.maqedoni/videos/1170526489719157/
VIDEO: https://www.facebook.com/telegrafi.maqedoni/videos/1170527443052395/
