Pepe Mujica (82) njihet me epitetin “presidenti më i varfër i botës”, për shkak të jetës modeste dhe pa komplekse kur vjen puna te pamja e tij e jashtme. Mezi mund të gjesh president tjetër të tillë dhe për këtë ai është krenar.
Në vitet 1960-të dhe 1970-të Mujica luftoi kundër regjimit ushtarak në Uruguai, ndërsa detyrën e presidentit e ushtroi nga 2010 deri 2015. Ai u tërhoq më pas nga detyra jo për shkak se nuk e deshte populli, por sepse ndjehej i lodhur dhe në moshë.
I pyetur nga gazeta “Blick” se pse jeton në një shtëpi tepër modeste ai përgjigjet: “në një republikë moderne nuk duhet asnjëri të jetë më i lartë se të tjerët. Rituali që presidentët të priten me qilim të kuq dhe muzikë, e kanë mundësuar atë të largohet nga populli. Duhet të dimë se presidentët janë gjithashtu të krijuar nga mishi dhe gjaku.”
Në lidhje me botën në të cilën jetojmë aktualisht, ai ndalet konkretisht te “jo-toleranca e perëndimit ndaj botës muslimane” si dhe “përqëndrimi i të pasurve.”
Shpesh dyshoj nëse jetojmë në ndonjë epokë si vitet 30-të ose nëse republikat tona do të zëvendësohen nga plutokraci globale, udhëhequr nga firmat e mëdha. Një ndër sëmundjet më të mëdha të botës sonë është vështirësia për të pranuar tjetrin ashtu siç është. Kjo në themel ka fanatizmin, thotë 82 vjeçari.
Në fund ai është ndalur te presidenti i parë që ka liberalizuar drogën në Amerikën Latine. “Çfarë do thoni me këtë. Në Uruguai ka 150’000 konsumues droge dhe për ta luftuar krimin e dilerëve e legalizuam pirjen e 40 gram marihuane në muaj,” përfundoi (ish) presidenti më i varfër i botës./Bota sot
