Ali Ahmeti, flet për 16 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti me siguri do të jetë lideri i vetëm që do të marrë pjesë në shënimin e 16 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, nën organizim të Sekretariatit për implementimin e MO-së dhe Kuvendit në Aleksandar Pallas në Shkup, mëson post.mk.

Sipas burimeve partiake, në manifestim nuk do të vijnë as kryeministri aktual dhe partner i koalicionit Zoran Zaev, as edhe ish kryeministri, tani lider i VMRO-së, Nikolla Gruevski.

E panjohur është edhe prania e kryetarit të BESËS, Bilall Kasami i cili me siguri shkon në udhëtim. Ahmetin dhe funksionarët e BDI-së në këtë përvjetor të 16-të me radhë, me siguri do i shoqërojnë ministrat e LSDM-së dhe LR-PDSH, përfaqësues të disa partive, si dhe deputetë.

Zv/kryeministri Hazbi Lika dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi kanë dërguar ftesë deri tek kryeministri Zaev, ministrat e kabinetit qeveritar, deri tek presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, deputetët, partitë dhe kori diplomatik, të marrin pjesë në manifestimin në Shkup.

Nga VMRO-DPMNE thonë se sekretari gjeneral Hristjan Mickovski, deri të premten nuk ka marrë ftesë për ngjarjen. Nga atje, nuk kanë informacion madje nëse Gruevski do të marrë pjesë në manifestim.

Nga qeveria informojnë se Zaev për shkak obligimeve nuk do të merr pjesë në shënimin e 16 vjetorit, por se do jenë prezent ministra. Nuk ka konfirmim as edhe nga partneri tjetër i koalicionit LR-PDSH, nëse lideri i saj Ziadin Sela do të marrë pjesë në ngjarjen, transmeton Medial.mk.

VIDEO: https://www.facebook.com/medial.mk/videos/719243491618250/