Profesori universitar Arsim Sinani vlerëson se nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, në vend të realizimit të saj e përdhosën dhe i harruan idealet për një çikë pushtet.
“16 vite më parë u ndal lufta, çka u bë nëse nuk u kujtohet, merrni shikoni cilët janë pasanikët e sotëm. Ideale të shkelura, ëndrra të përdhosura, dëshmor të harruar. Sot është dita kur idealet u harruan për një çikë pushtet, e idealet mbetën të parealizuara”, ka shkruar Arsim Sinani në facebook.
Dëshmi tjetër e dështimit të Marrëveshjes së Ohrit është nënshkrimi i një marrëveshje tjetër ndërmjet liderëve partiak në Maqedoni, ajo e Përzhinos në të cilën kërkohet implementimi i MO-së.
Kujtojmë se Marrëveshja e Ohrit ka qenë e paraparë të realizohet brenda 4 viteve nga nënshkrimi i saj, gjegjësisht deri në vitin 2005.
