Zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Lika në fjalimin e tij me rastin e përvjetorit të 16 të kësaj marrëveshje theksoi se kjo marrëveshje që i dha fund konfliktit të vitit 2001 nuk ka gjetur trajtimin e duhur në praktikë.
“Edhe pse vetë akti i nënshkrimit dhe i hyrjes në fuqi i Marrëveshjes së Ohrit duke u bërë edhe pjesë e Kushtetutës mori mbështetje nga strukturat politike, ajo deri me sot nuk gjeti trajtimin e duhur ne praktike, megjithatë, fryma e saj ka qene një katalizator e cila ne mase te caktuar ka shërbyer te mbaje gjalle shpresën e qytetareve për te mos devijuar ne përcaktimet euro – atlantike.”, theksoi Lika në ceremoninë e organizuar nën patronatin e tij.
Sipas tij, marrëveshjet kur bëhen në emër te qytetareve duhet te kthehen në shërbim te qytetareve dhe jo të shërbejnë si peshore për zgjedhje elektorale.
“Maqedonia është ballafaquar me shume sfida në rrugën e saj drejte integrimeve, ka një kohë që ky vend ka trokitur në dyert e BE-se dhe NATO-s, mirë zvarritjet e shumta kane ndikuar qe shtetin ta mbaje para këtyre dyerve, po ashtu edhe ngecja e zgjidhjeve te problemeve ndër fqinjësorë kane qenë problem për të avancuar në këtë drejtim, por kjo qeveri edhe në këtë drejtim ka bërë hapat e para drejt përmirësimit te raporteve dhe vendosjen e shtetit ne rang marrëveshjesh siç ishte ajo me Bullgarinë.”, theksoi ai.
Lika nënvizoi gjithashtu se sot Marrëveshja e Ohrit shihet dhe perceptohet në një dimension te ri dhe atë jo se ky dokument ka ndryshuar, mirëpo, për shkak se në zgjedhjet e fundit qytetaret na e bënë me dije se duhet të kthehemi pranë gjirit te tij.
“Sot ka një qasje më objektive dhe partnerët e koalicionit përveç detyrimeve duhet te krenohen me veprat konkrete qe ka marr që në fillim të mandatit për të dhënë sinjale se Maqedonia është e qytetarëve të saj. Qeveria aktuale me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili shpresoj që së shpejti të miratohet edhe nga Parlamenti, dëshmon se jemi duke ecur në rrugën e drejtë për realizimin e reformave dhe demokratizimin e mëtutjeshëm të institucioneve”, theksoi zëvendëskryeministri Lika. (INA)
