Ndryshimi i motit, reshjet e shiut deri në mesnatë

Deri në fund të ditës në Maqedoni do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut, që më intensive do të jenë në rrethinën e Shkupit.

Nga enti hidrometeorologjik njoftojnë se nga nesër do të mbizotërojë mot stabil me rritje temperaturash.

Vikendin e ardhshëm temperaturat do të shënojnë rritje dhe do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.