Shtyhet transmetimi i episodit te ‘Egjelit’, kjo është arsyeja (Foto)

Në ora 20:15 të kësaj mbrëmje në RTK1 është dashur të transmetohej episodi i ri i serialit vendor ‘Egjeli’.

Por, ky transmetim është shtyer për në ora 22:30, shkruan lajmi.net

Përmes një fotoje të hedhur në Instagram nga Vedat Bajrami, është bërë e ditur se transmetimi është shtyer për këtë orë për shkak të transmetimit të finales në RTK1.

Pra, për 30 minuta mund ta ndiqni episodin e ri ku do ndodhin shumë të papritura tek personazhet e serialit./Lajmi.net/