Operohet shkrimtari Ismail Kadare

I ndodhur për pushime verore në Shqipëri, Ismail Kadare nuk është ndier mirë me shëndet dhe ka kërkuar ndihmën mjekësore.


Pastaj, shkrimtari i madh shqiptar i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar Spitali Amerikan në Tiranë.

“Gjeni i Letrave, Z. Ismail Kadare! Ju urojme sherim te shpejte! Njoftojme se operacioni perfundoi me sukses dhe z. Kadare eshte ne gjendje te mire post operatore, nen observimin e mjekeve”, shkruan në njoftimin e këtij spitalit.