Tre të vdekur si pasojë e një aksidenti në Itali: shqiptari i dehur përplasi automjetin

Tre persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin mes Trani e Boccadoro, në veri të Barit.

Viktimat janë dy gra dhe një burrë, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë publikë.

Mediat italiane raportojnë se makina më të cilët po udhëtonin viktimat është përplasur nga një tjetër automjet, që drejtohej nga një shqiptar.

Pas përplasjes makina e tyre është përfshirë nga flakët, ku edhe pse u ndërhy për t’i shpëtuar, ata gjetën vdekjen.

Në makinën që shkaktoi aksidentit, sipas raportimeve, udhëtonin dy shqiptarë, ndërsa drejtuesi i mjetit rezultoi pozitiv pas testit të alkoolit. /tesheshi.com/