Dorëhiqet drejtori i sapoemëruar i MEPSO-s, nuk mund të duronte presionin publik

Nga pozita e drejtorit të financave në MEPSO është larguar Lupço Zikov, i cili para disa ditësh u emërua nga Qeveria e Maqedonisë në funksionin e drejtorit në Ndërmarrjen Energjetike,

Nëpërmjet rrjetit social “Facebook” Zikov informoi se për shkak të trysnive dhe komenteve negative është larguar nga funksioni i ri.

Përndryshe, Lupço Zikov ishte gazetar dhe drejtor i javores “Kapital”. Ka qenë kryetar i partisë Aleanca për Maqedoni Pozitive e themeluar bashkërisht me Minço Jordanov dhe Vllado Buçkovski para zgjedhjeve të 2014-s.