Capital T: Sonte të gjithë me ‘KF Shkendija’ (Foto)

Është loja e parë për ‘KF Shkendija’ në UEFA Europa Ligë.

 

E ky ekip i futbollit nga Tetova, do të ndeshet me AC. Milan, në San Siro, shkruan lajmi.net

Duke qenë se është hera e parë dhe lojë e një rëndësie të madhe, për fitore të ekipit shqiptar ka uruar edhe reperi Capital T.

Përmes një fotografie të hedhur në Instagram, Capo ka bërë thirrje që gjithë shqiptarët të dalin në mbështetje të këtij ekipi./Lajmi.net/