MPJ e Maqedonisë: Jemi duke sqaruar se çfarë ndodhi me konsullin në Toronto

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë është duke sqaruar incidentin e ndodhur në Toronto të Kandasë, ku Athina pretendon se konsulli maqedonas Jovica Palacevski është shfaqur në një eveniment, duke pasur në sfond një hartë të ish-Republikës Jugosllave, me të ashtuquajturën “Maqedonia e Madhe”.

Silvana Ivanovska, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ka deklaruar për Televizionin SHENJA se për momentin nuk kanë shumë detaje për këtë rast. “Jemi duke u angazhuar për ta sqaruar rastin. Do të japim më shumë informata në momentin që do t’i kemi”, ka deklaruar ajo.

Duke reaguar për këtë incident, Athina vlerëson se Qeveria e re e Shkupit deklaron se kërkon një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, por megjithë ndryshimin e politikanëve, duket se irredentizmi është ende ideologjia dominuese shtetërore dhe praktika e përditshme politike.