Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Në lidhje me suksesin e ekipit fudbollistik tetovar, Shkëndija, është prononcuar edhe ish kryeministri shqiptar dhe ish lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook përmes një urimi ka përgëzuar këtë klub për arritjet që asnjë klub tjetër shqiptar nuk e ka bërë deri më tani, transmeton Tetova1.

“Te dashur miq, “Shkendija” e Tetoves luan sot ndeshjen e historise se ekipeve te kombit shqiptar. Ekipi i pare shqiptar qe zbret ne “San Siro”, perballe “Milanit” 7 here fitues i kupes se kampioneve ne Champions dhe klubi qe ka me se shumti trofe te te gjitha llojeve ne glob. Ndeshen direkt per kualifikim. Asnje ekip shqiptar nuk ka qene kaq afer historise. Nje urim te perzemerr nga te gjithe ne per Shkendijen, trajnierin, kapitenin, lojtaret dhe tifozat kuqezinj te saj. Fitore!”, shkruan në profilin e tij zyrtar, ish kryeministri shqiptar dhe ish kru i PS-së në Shqipëri, Sali Berisha./Tetova1/