Ish-komandantët përgënjeshtrojnë: Jemi mbrapa Sadulla Durakut

“Asnjë përçarje në BDI-në e Likovës. Të gjitha janë sajesa të disa individëve jashtë BDI-së që synojnë të fusin LSDM-në në këtë komunë”.

Kjo është deklarata e shkurtë dhe e prerë për Albeu.com e disa ish-komandatëve të UÇK-së në lidhje me një lajm të publikuar sot në media ku thuhet se komandantët kanë dalë kundër ministrit Sadulla Duraku për kandidaturën nga BDI për kreun e Komunës së Likovës, transmeton Albeu.com.

Në reagimin e dërguar në redaksinë e Portalit Albeu.com, ata janë shprehur se të gjitha janë trillime të elementëve të LSDM-së mes shqiptarëve, të cilët me çdo kusht duan të dobësojnë BDI-në dhe të fusin LSDM-në në mesin e elektoratit shqiptar në këtë komunë.

Sipas tyre, ata qëndrojnë mbrapa Sadulla Durakut dhe do të mbështesin kandidatin e dalë nga diskutimet brenda-partiake.