Berisha: Shqipëria po mbetet pa mjekë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se sistemi shëndetësor po pëson një rrokullisje të madhe me eksodin e pandalshëm të mjekëve drejt vendeve të BE, kryesisht Gjermanisë.

Sipas Berishës, në vetëm 18 muaj, nga Shqiperia jane larguar 270 mjeke, nga te cilet 145 jane larguar gjate vitit te kaluar dhe 125 te tjere kane ikur ne 7 muajt e pare te ketij viti.

Nderkohe, shton Berisha, ne nje seri rrethesh ne periferi te vendit mungojne specialistet per femijet, grate dhe fusha te tjera kryesore.

Sipas ish-kryeministrit, “shkaku i kesaj braktisje te madhe te vendit nga mjeket, jane rrogat e tyre qe u ngrine per tre vite me rradhe, instalimi i sistemit te megakorrupsionit nga Rama-Beqja dhe kercenimet e perseritura te jetes se tyre”.