Dogjën të gjallë shqiptarin, dënohen dy të rinjtë britanikë (Foto)

Dy adoleshentë britanikë janë dënuar pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një 31-vjeçari shqiptar, i cili u dogj i gjallë në makinën e tij më 27 shtator të vitit të kaluar.

Vilson Meshi me origjinë nga Hasi ishte pronar i një lavazhi makinash dhe merrej me bodybuilder.

Atë natë, 31-vjeçari kishte udhëtuar me makinën e tij drejt qytetit ku jetonin fëmijët, por nga lodhja e kishte zënë gjumi në një parking.

Pikërisht gjithçka ndodhi atëherë kur dy adoleshentë, 18 vjeçari Keani Hobbs dhe një 16 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe ligjore, qëlluan drejt makinës së tij një fishekzjarr.

Makina mori flakë menjëherë duke bërë që Meshi të digjej brenda saj.