‘Çënari’ unazën e martesës nuk e heq as në serialin e ri (Foto)

Unazën e martesës nuk e mban në gisht.

Pas martesës me aktoren shqiptare Almeda Abazi, aktori turk Tolgahan Sayisman ka vendosur që unazën ta mbajë në qafore, shkruan lajmi.net

E këtë qafore, ai po e mban të varur me unazë edhe në serialin e ri ‘Siyah Inci’ (Perla e Zezë).

Kjo seri ka startuar sonte në ‘Star TV’ në Turqi, ku u dha premiera e episodit të parë dhe shihet në disa raste unaza e martesës së vërtetë të Tolgahan.

Tek ‘Siyah Inci’, ai aktron përkrah aktores së njohur Hande Erçel dhe ka rolin e Kenanit./Lajmi.net/