Rita Ora tashmë është bërë e ditur se do të jetë mikpritëse e mbrëmjes gala të ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2017”. Me këtë rast siç e do zakoni, “MTV EMA 2017” ka publikuar edhe një video, teksa prezantohet Rita Ora.
Kjo e fundit edhe njëherë ka treguar se vjen nga Kosova ndërsa është lindur në Londër. “Unë jam kosovare. Nëse nuk e dini se ku është, ajo është në Evropën Lindore. Jam rritur në Londër”, ka nisur prezantimin Rita.
Ajo ka zbuluar se ka 26 tatuazhe dhe se e preferuara e saj është në dorën e djathtë, përkatësisht një lule. Rita ka treguar se urren njerëzit, kur dalin në takim dhe përdorin telefona celularë. Gjithashtu bukuroshja shqiptare ka treguar se do të preferonte të pinte verë.
Rita është e nominuar në disa kategori “MTV Europe Music Awards 2017”, të tilla si, “Video më e mirë”, “Pamja më e mirë” dhe “Artistja më e mirë femër”./Telegrafi/
