Ai është ikona e muzikës shqipe.
Këngëtari i hiteve të shumta është duke përgatitur një befasi shumë të ëmbël më 16 shkurt të vitit të ardhshëm.
Kjo befasi do të bëhet për të kujtuar 50 vjet të kulturës kosovare, 50 vjet të këngës të këngës së Sabri Fejzullahut dhe 10 vjet pavarësi në arenën e Klan Kosovës.
Për këtë këngëtari Fejzullahu takoi drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiu dhe kompozitorin e njohur Florent Boshnjaku.
“Një takim ku nis kujtesa dhe ndjenja e muzikës me dy miqtë e mi, Batonin dhe Florentin, ku nisi sot ajo që do të ndodh me 16 shkurt. 25 këngë, njëzet miq dhe një popull do jemi bashkë për të kujtuar 50 vjet kulturë kosovare”, ka thënë ai.
Kujtojmë se “Albanese”, është projekti i fundit nga këngëtari Sabri Fejzullahu./Gazeta Express/
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/sabri-fejzullahu-pergatit-nje-befasi-te-embel-me-16-shkurt-440777/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
