Ndërpritet ndeshja Amiens – Lille: Tifozët mysafirë rrëzohen nga tribuna – 20 të lënduar, tre në gjendje të rëndë (Foto/Video)

Ndeshja e së shtunës në mbrëmje në kampionatit francez, Ligue 1, në mes të Amiens dhe Lille është ndërprerë në gjysmë pasi u thyen barrierat e tribunës së tifozëve mysafirë, duke lënë të lënduar 20 vetë, tre prej tyre seriozisht.

Incidenti në këtë ndeshje ndodhi në minutën e 17-të pasi tifozët e Lille po festonin golin e epërsisë në Stade de la Licorne.

Festa e golit të parë bëri që të ndodh rrëzimi nga tribunat!

Goli u shënua nga Fode Ballo Toure dhe tifozët në trans nga gëzimi u lëshuan të festojnë drejt hekurave mbrojtës, por pengesa nuk i mbajti dhe shumë prej tyre u rrëzuar në fushë.

Lille konfirmoi me anë të një postimi në Twitterin zyrtar se 20 persona u lënduan gjatë rënies, prej të cilëve tre u dërguan menjëherë në spital me plagë serioze.

Delegati i ndeshjes, Noel Mannino, vazhdoi duke thënë: “Në dritën e ngjarjeve dhe duke pasur parasysh faktin se rreth 20 persona u plagosën, tre prej tyre seriozisht, është vendosur që loja të mos rifillojë”.

Tifozët e lënduar

Pamjet e rrëzimit ishin të frikshme dhe shihej qartë se epilogu përfundimtar i të lënduarve do të jetë i lartë.

Mjekët duke ua dhënë ndihmën e parë

Pas rrëzimit të tifozëve nga tribuna, intervenuan menjëherë mjekët e ndeshjes, duke arritur që disa prej tyre tua dhënë ndihmën e parë.