MPJ: Nuk ka shtetas të Maqedonisë të lënduar në incidentin në Katalunjë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ) nuk posedon informacion mbi qytetarë të lënduar deri pasditën e sotme në përleshjet në Katalunjanë, ku po mban referendum mbi pavarësinë, të cilin qeveria spanjolle e ka shpallur të paligjshëm.

Siç njoftoi MPJ përmes profilit të vetë në Twitter, deri më tani asnjë shtetas i Maqedonisë nuk ka kërkuar ndihmë nga ambasada e Maqedonisë në Spanjë. MPJ është n kontakt të rregullt me ambasadën, kurse të gjithë shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të paraqiten në numrin e telefonit +34639255299. Sipas informatave jo zyrtare në Spanjë ka rreth 1.000 shtetas të Maqedonisë të cilët atje janë me qëndrim turistik ose punojnë. Në Spanjë jetojnë edhe me mijëra shtetas bullgarë, kurse duke pasur parasysh se një numër i caktuar i maqedonasve kanë pasaporta bullgare, është e mundur që dikush nga ata gjatë hyrjes atje ta ketë përdorur pasaportën bullgare.