Këngëtari Shpat Kasapi shumë shpejt do ta publikoi projektin e tij më të ri muzikor.
‘Aroma e saj’ mban titullin kënga më e re e tij e cila vjen e realizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net
Këngëtari ka publikuar disa imazhe në Instagram të shkëputura nga klipi ndërsa kanë mbetur më pak se dhjetë ditë deri në publikimin e tij.
Shpati për lajmi.net ka treguar se për tekstin e këngës është kujdesur Ergys Shahu.
Ai njihet si një këngëtar i suksesshëm e fansat mezi po presin që të lansohet kënga e re e cila duke marë parasysh nga projektet e kaluara do të jetë e suksesshme./Lajmi.net/
