Aleanca mbajti tubim elektoral në Likovë, mbeshtetje për kandidatin Bekim Afuzi

Ne kuader te zgjedhjeve lokale qe do te mbahen me 15 tetor te ketij viti, Aleanca per
Shqiptaret (ASH) mbreme mbajti tubimin elektoral me antaret dhe simpatizantet e kesaj partie ne
fshatin Opajë.

Fjalen pershendetese para te pranishmive e kishte edhe aneterai i Kryesisë qendrore
Nexhmedin Sadiku, ish-deputeti Hysni Shaqiri si dhe nenkryetari i ASH dhe njeherit edhe
zv.ministrer i punes dhe politikes sociale Z.Elmi Aziri.

Ne planin e qeverisjes se tij kater vjecare para gjithe anetareve dhe simpatizaneteve te ASH
kandidati per kryetar komune, Bekim Afuzi premtoi se do te realizohen projekte kapitale gje
qe cila nga subjetet e deritanishme ka qen e premtuar dhe e manipuluar ne dekada me radhe.
Ne planin e investimeve primare ishte infrastruktura, uje te pijshem per te gjithe banoret,
krijimin e vendeve te reja pune dhe per nje ambienti sa me te paster.

Ne fjalimin permbylles te ketij tubimi fjalen e mori edhe kryetari i ASH, Ziadin Sela i cili ne
fjalimin e tij pershendetes para anetareve dhe simpatizanteve theksoi se personalisht perkulet
para vepres, punes dhe sakrifices se kesaj komune per ceshtjen e kauzes shqiptare.

“E kam te veshtir te flas per sakrificen, mundin , djersen dhe gjakun ne komunen e Likoves,
sepse ketu ka shume shqiptare qe kane sakrifikuar me shume se Ziadin Sela, ketu ka shume
nena dhe baballar qe si kane me te dashurit e tyre, un perulem para juve, perulem para
sakrifices suaj”, theksoi Sela.

Ai tha se ne do te ju premtojm gjera te realizueshme ashtu sic beri Bekimi, dhe tha se eshte i
bindur se Bekimi do ti realizon keto ceshtje, sepse ka dijen, guximin dhe moshen per te qene
nje kryetar komune i respektuar nga te gjithe, dhe pse jo neser edhe nje kryetar i nje Aleance
per shqiptaret.