Djaloshi kërkon ta fusin në burg për ditëlindje, ka një arsye prekëse (Foto)

Një i pastrehë autist mbërriti një ditë para gjykatës për të kërkuar që gjyqtari ta dërgonte atë në burg, në ditëlindjen e tij.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Bradley Grimes i cili ka jetuar në shtëpitë e kujdesit që kur ishte shtatë vjeç dhe kaloi gjashtë muajt e fundit duke fjetur afër dyerve të dyqaneve në Middlesbrough.

Dhe këtë kërkesë, siç thuhet më tej, 23 vjeçari e ka bërë duke e theksuar se “të paktën ai do të zgjohet në ditëlindjen e tij, jo i mërdhirë”.

Ai ishte dënuar me katër muaj burg për prishje të qetësisë publike dhe tentativë plagosje me thikë, dënim i cili i ishte anuluar. /Telegrafi/