Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot qëndroi në fshatrat shqiptare të Srajit si në Kopanicë, Rahçe dhe Sfillare. Siç shihet pas kryeministrit qëndron vetëm flamuri maqedonas dhe ai i LSDM-së, edhe pse fshatrat janë shqiptarë nuk shihet flamuri kombëtar, raporton Tetova sot.
Deputeti shqiptar që ishte i pranishëm, Muhamed Zekiri nuk ka reaguar aspak për këtë, por vazhdon të kërkojë vota për Petre Shilegovin.
